RajoniTop Lajme

Halil Kastrati strehon një të moshuar të braktisur në Malishevë (Foto)

Shpërndaje

Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ka ndërmarrë një veprim humanitar në Komunën e Malishevës, pas njoftimit për një të moshuar që jetonte i vetëm dhe në kushte të rënda jetese.

Sipas njoftimit, i moshuari ishte i braktisur nga familja dhe i harruar nga shoqëria, duke jetuar në kushte të papërshtatshme dhe të padenja për jetën njerëzore.

Njoftimi i plotë:

“Mirë që toka po na mban…”😢😢
Sot ishim në Komunën e Malishevës.
Na lajmëruan për një plak të vetmuar, të harruar nga jeta dhe nga njerëzit.
E gjetëm vetëm, i merdhirë e i lodhur nga vitet, i sakatosur nga skamja, me kushte banimi që nuk i meriton asnjë qenie njerëzore.
Fjalët i kishte të pakta, por dhimbjen e mbante në sy.
Na tha vetëm kaq:
“O u mërdhina, mirë që toka po na mban”😢
E ne nuk e lamë më vetëm, e morëm dhe e strehuam në shtëpinë e të moshuarve, aty ku do të ketë ngrohtësi, ushqim, kujdes dhe mbi të gjitha dinjitet.
Askush nuk duhet të presë vdekjen në vetmi dhe askush nuk duhet të ndihet barrë në këtë botë.
E falënderojm Zotin që na jep mundësinë të jemi pranë atyre që s’kanë askënd.
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!🤲