BotaTop Lajme

Putini i dërgon një sinjal Trumpit për propozimet për Ukrainën

Shpërndaje

Ndihmësi i politikës së jashtme i presidentit rus Vladimir Putin foli me anëtarë të administratës amerikane pasi Moska mori propozimet e ShBA-së në lidhje me një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, tha Kremlini të premten.

Ndihmësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, foli në telefon me disa anëtarë të administratës së Presidentit të ShBA-së Donald Trump, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai nuk tha se kur u zhvillua telefonata, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

I dërguari i Putinit, Kirill Dmitriev, solli kopje letre të propozimeve të ShBA-së për paqe në Moskë pas një takimi në Miami në fundjavë – dhe detajet po analizoheshin nga Kremlini, tha Peskov.

“Informacioni u analizua dhe, në emër të Presidentit Putin, u zhvillua kontakti midis përfaqësuesve të administratave të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Peskov. “U ra dakord që të vazhdohet dialogu”.