RajoniTop Lajme

Kurti me video-mesazh për votuesit: Informohuni për fletëvotimin dhe dilni në zgjedhje

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LVV, Albin Kurti ka publikuar një video-mesazh drejtuar qytetarëve për procesin e votimit.

Në video, Kurti fton qytetarët që të informohen dhe të jenë të përgatitur për procesin zgjedhor.

“Le ta shohim si duket fletëvotimi nesër kur të shkojmë në vendvotime,” shprehet Kurti.

Po ashtu, ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit përmbyllës sonte në orën 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.