RajoniTop Lajme

Osmani: Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj!

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor, duke theksuar se vota është mjeti më i fuqishëm për të shprehur vullnetin qytetar. “Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj!

Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e qartë do të jetë rruga përpara për vendin tonë,” thekson ajo, njofton albazone media.

Presidentja nënvizon se konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe krijimi pa vonesë i Qeverisë janë jetike për garantimin e stabilitetit institucional, sigurisë kombëtare dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.

Mesazhi i Presidentes Osmani:

Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj!

Sa më masive të jetë pjesëmarrja, aq më e qartë rruga përpara.
Konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe krijimi pa vonesë i Qeverisë janë jetike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.