Nderohet jeta dhe vepra e Nexhat Dacit: Një jetë në shërbim të institucioneve dhe demokracisë
Në akademinë përkujtimore për ish-kryetrarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci u nderua jeta, vepra dhe kontributi i tij që kishte dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Nga krerët e shtetit kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës u vlerësua lart, me ç’rast u tha se gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.
Gjatë fjalimit të saj, presidentja Vjosa Osmani tha se duke qenë qenë në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, për akademik Nexhat Dacin, historia flet me një respekt të jashtëzakonshëm.

