650 kundërvajtje të regjistruara dje përmes “Qyteti i Sigurt”, 590 prej tyre për vozitje shumë të shpejtë
Gjatë ditës së djeshme (03.02.2026) u regjistruan gjithsej 650 kundërvajtje përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”. Prej tyre, për kalim në dritë të kuqe janë konstatuar gjithsej 36 kundërvajtje, për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara janë gjithsej 590 kundërvajtje, ndërsa për automjete të paregjistruara 24 kundërvajtje. Në këtë rast, janë shqiptuar gjithsej 61 ndalime për drejtim të mjetit motorik. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojmë të gjithë për siguri rrugore në mbarë vendin.

