Osmani: Në çdo intervistë ndërkombëtare, në mbrojtje të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar disa fragmente nga intervistat e saj për media ndërkombëtare.
Osmani ka theksuar se në secilën paraqitje synimi kryesor ka qenë mbrojtja e interesave të Kosovës dhe forcimi i zërit të qytetarëve.
“Në çdo intervistë ndërkombëtare kam folur me një qëllim të vetëm: të mbroj Kosovën dhe të fuqizoj zërin e popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

