Kasami: Ditë historike për arsimin shqip!
Kryetari i Bilall Kasami ka ndarë një mesazh me rastin e 7 Marsi, duke e cilësuar këtë ditë si historike për arsimin shqip, njofton albazone media.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë e vendosjes së gurthemelit të kampusit të ri të Universiteti Nënë Tereza në Shkup, një projekt i madh arsimor që pritet të ndikojë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës për brezat e ardhshëm.
“Ditë historike për arsimin shqip!
Këtë 7 mars e shënuam në mënyrën më të mirë, duke vendosur gurthemelet e kampusit të ri të Universitetit Nënë Tereza në Shkup.
Një investim prej 42 milionë eurosh në arsim dhe shkencë, për shumë breza që do të vijnë.
Për arsimin shqip, ia VLEN!”, ka shkruar Kasami.

