RajoniTop Lajme

PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Reagojnë ambasadat e vendeve të BE-së, përgjigjet Rama: Nuk ka akuzë për korrupsion

Shpërndaje

Maxhoranca ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Maxhoranca në raportin e saj argumentoi se pas largimit nga posti qeveritar, për Ballukun nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK-ut.

Në procesin e votimit ra në sy mungesa e deputetëve Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj si dhe ministrit Blendi Gonxhe.

Jashtë godinës së Kuvendit, opozita protestoi për më pak se dy orë dhe protestuesit u larguan pas një fjalimi të shkurtër të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Demokratët njoftuan protestën e ardhshme në 22 mars.

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

Ambasada e gjermane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një reagim zyrtar, Ambasada gjermane shprehet se kusht i domosdoshëm për të bërë progres drejt rrugës së Shqipërisë në BE, është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.