Mbyllja e sërishme e Hormuzit, deklarohet Trump: Irani nuk mund të na shantazhojë
Presidenti amerikan, Donald Trump foli shkurtimisht për Iranin përpara se të merrte pyetje nga gazetarët gjatë nënshkrimit të urdhrit të tij ekzekutiv.
Ai u shpreh se po zhvillohen “biseda shumë të mira” dhe e përshkruajti Iranin si duke vepruar “paksa me hile, siç ka bërë për 47 vjet”.
Trump thotë se udhëheqësit iranianë duan të mbyllin Ngushticën e Hormuzit, por SHBA nuk do t’i lejojë ata “të shantazhojnë”.
Presidenti amerikan thotë se do të ketë “disa informacione deri në fund të ditës” për Iranin, por ai nuk mori pyetje të drejtpërdrejta për konfliktin.
“Po bisedojmë me ta. Ata donin ta mbyllnin përsëri Ngushticën – e dini, siç kanë bërë prej vitesh, dhe nuk mund të na shantazhojnë. Në fakt po ecën shumë mirë, dhe do të shohim, por do të kemi disa informacione deri në fund të ditës”, u shpreh Trump.

