MaqedoniTop Lajme

Sistemi “Qytet i Sigurtë” rezulton efikas, kalimi në semafor të kuq shënon rënie prej 68%

Shpërndaje

Edhe pse sistemi i vendosjes së kamerave të sigurisë në Komunikacion nuk ka mbushur tre muaj nga vendosja në funksion, e njëjta ka dhënë rezultate të dukshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëse në periudhën testuese, në tre qytetet ku ishin vendosur kamerat ishin regjistruar mbi 60 mijë shkelje, vetëm dy muaj më pas, respektivisht me përfundimin e muajit mars, numrat po tregojnë se shkeljet në komunikacion kanë shënuar rrënje për 68 për qind.

“Gjatë muajit mars të vitit 2026, sistemi “Qytet i Sigurt” nëpër Maqedoni regjistroi gjithsej 26,241 shkelje të trafikut në vendet ku ishin instaluar kamerat. Nga ky numër, veçanërisht vlen të përmendet rënia drastike e shkeljeve për kalimin e semaforit të kuq, ku u regjistruan vetëm 70 raste, që është një rënie prej 68.2% krahasuar me muajin e kaluar. Numri më i madh i shkeljeve, pra 25,230, lidhen me shpejtësinë tej normave të lejuara, dhe 941 shkelje ishin për drejtimin e një automjeti me leje të skaduar.”, thonë nga MPB.

Inxhinieri i Komunikacionit, Refik Miftari, thotë se rezultatet nga ky tre mujor jo i plotë janë të dukshme.