MaqedoniTop Lajme

VMRO-DPMNE propozon ndalim shtëtësie të dyfishtë për deputetët, por jo edhe për ministrat

Shpërndaje

Partia më e madhe qeveritare maqedonase, VMRO-DPMNE, para dy dite ka propozuar përmes deputetëve të saj qëdeputetëve t’iu ndalohet posedimi i nënshtetësisë së dytë, pos asaj vendore.

“Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët parashihet vendosja e një kriteri më të lartë për person që mund të zgjidhet deputet. Parashihet që kandidati për deputet duhet të ketë vetëm shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut,” thuhet në propozimin për ndryshim nëligjin për anëtarë të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të hartuar nga disa deputetë të VMRO-DPMNE.

“Deputet mund të zgjidhet personi i cili i plotëson kushtet e mëposhtme: – të jetë shtetas vetëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, – të ketë mbushur 18 vjet jetë, – të këtë aftësi afariste, – nuk është i dënuar me vendim gjyqësor të plotfuqishëm me dënim me burg pa kusht mbi gjashtë muaj, vuajtja i të cilit ende nuk ka filluar dhe – nuk ndodhet në vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer,” thuhet në propozim.

Këtë propozim LSDM tha se do ta përkrahë. Ndërkohë partia opozitare kërkon që e njëjta të vlejë edhe për ministrat dhe për këtë ajo edhe ka propozuar ndryshim përkatës në ligjin për qeveri.

Sipas TV 24, BDI është kundër ndryshimeve të propozuara nga VMRO-DPMNE për deputetët, ndërkohë që partia opozitare shqiptare nuk ka bërë ndonjë komunikatë publike për këtë çështje.

LSDM-ja e dorëzoi ligjin që shtetësi të dyfishtë të mos kenë as ministrat, as zëvendëskryeministrat

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë, me të cilin parashihet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për ministrat, zëvendëskryeministrat dhe gjithë përbërjen e Qeverisë, me zbatim të menjëhershëm.

Nga partia deklarojnë se me këtë propozim vendoset parimi i barazisë, gjegjësisht që rregullat e njëjta të vlejë për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, pa përjashtim.

LSDM-ja njëkohësisht kritikon ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për deputetët nga ana e VMRO-DPMNE-së, duke vlerësuar se ato nuk parashohin hyrje të menjëhershme në fuqi, por të vlejnë nga përbërja e ardhshme parlamentare.

„Është e dukshme se qëllimi është të mbrohen deputetët dhe ministrat aktualë të cilët kanë edhe shtetësi të tjera. Kjo është e pandershme dhe në kundërshtim me parimet e përgjegjësisë“, thonë nga LSDM.

Nga atje paralajmërojnë se, përveç ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Qeverinë, do të dorëzojnë edhe amendamente në propozimin për Ligjin për deputetët, me qëllim që ndalimi i shtetësisë së dyfishtë të vlejë menjëherë edhe për deputetët.

„Shtetësi të dyfishtë nuk do të ketë as deputet, as funksionar i zgjedhur dhe i emëruar“, porositin nga LSDM.