Mediat: Irani pritet të paraqesë një propozim të rishikuar për paqen
Irani pritet të paraqesë një propozim për t’i dhënë fund luftës. Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë versionin e mëparshëm, thonë burime të përfshira në procesin e ndërmjetësimit, raporton nga rrjeti global CNN.
Të njëjtat burime raportojnë se ndërmjetësit në Pakistan po presin propozimin zyrtar iranian, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u kthye sot në Teheran pas vizitës së tij në Rusi, me qëllim që të zhvillojë konsultime me udhëheqjen iraniane.
Siç është vënë re, procesi i vendimmarrjes është i ngadaltë, pasi ka vështirësi në komunikimin me udhëheqësin suprem, vendndodhja e të cilit mbetet sekret.
Sipas të njëjtave burime, Trump e ka bërë të qartë se nuk e pranon propozimin fillestar iranian, i cili fillimisht parashikonte ndërprerjen e armiqësive dhe, në një fazë të dytë, zgjidhjen e çështjeve më komplekse të programit bërthamor të Teheranit.

