LAJMI I FUNDIT/ Dyshohet për hedhje të një mjeti plasës pranë Kuvendit të Kosovës
Një mjet plasës dyshohet se është hedhur pranë Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende se nga kush është hedhur.Ndërkaq brenda Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

