MaqedoniTop Lajme

UNT realizon seminarin për strategjinë e zhvillimit, lidhja e programeve studimore me nevojat e industrisë

Shpërndaje

Shkup, 29.04.2026 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u realizua seminari për rritjen e kapaciteteve institucionale me fokus bashkëpunimin universitet – industri dhe modifikimin e kurrikulave sipas kërkesave të tregut të punës. Në këtë seminar morën pjesë dekanët, stafi akademik dhe anëtarët e komisioneve të kurrikulave.

Seminari u zhvillua në katër faza kryesore strategjike, gjatë të cilave rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, elaboroi rëndësinë e transformimit institucional dhe nevojën e pashmangshme për harmonizimin e kurrikulave me kërkesat e tregut bashkëkohor të punës.

Katër fazat strategjike kryesore që u diskutuan ishin:

Përgatitjet për “Ditën e Hapur dhe Panairi e Karrierës” ku u përcaktuan udhëzimet për aktivitetet promovuese të fakulteteve, ku u theksua përgjegjësia e secilit departament për prezantimin e ofertës akademike. Një rëndësi e veçantë iu dha përfshirjes aktive të studentëve aktualë dhe atyre Alumni si ambasadorë të suksesit të universitetit.

Agregimi i të dhënave dhe metrikat e punësimit, ku gjatë kësaj faze u prezantua nevoja për standardizimin e protokolleve të grumbullimit të të dhënave nga punëdhënësit lider në vend.

Protokolli i modifikimit të kurrikulave, si pikë kyçe e seminarit u diskutua procesi i rishikimit të lëndëve në këshillat e fakulteteve. Ky proces do të përfshijë kontributin direkt të përfaqësuesve të industrisë dhe studentëve Alumni, të cilët do të japin sugjerimet e tyre për integrimin e trendeve të reja në elaboratet ekzistuese.

Procesi i akreditimit dhe pikat e veprimit në përmbyllje, grupet punuese të fakulteteve morën detyra specifike për finalizimin e elaborateve të reja.

Në përmbyllje të seminarit, u prezantua pasqyra e arritjeve institucionale për periudhën prill 2025 – prill 2026, një vit që shënoi progres të jashtëzakonshëm në të gjitha shtyllat e universitetit. Treguesit kryesorë të këtij suksesi njëvjeçar përfshijnë, rritjen e numrit të studentëve, me mbi 1,000 regjistrime të reja për vitin akademik 2025/26, fuqizimin e kuadrit me 203 anëtarë të angazhuar në stafin akademik, excelencën shkencore me një numër prej 5,155 citimesh dhe një vlerësim të lartë mesatar prej 4.40 për stafin mësimor, ndërkombëtarizimin me 8 projekte aktive ndërkombëtare dhe mbi 20 memorandume të reja bashkëpunimi, konsolidimin infrastructural me 33,000 m² kampus në pronësi dhe menaxhim efikas të shpenzimeve totale. Këto shifra dëshmojnë transformimin e shpejtë të UNT-së në një institucion lider të arsimit të lartë, i përkushtuar ndaj cilësisë, kërkimit shkencor dhe zhvillimit modern.

Ky seminar rikonfirmon përkushtimin e UNT-së për të prodhuar kuadro profesionale të gatshëm për tregun e punës, përmes një procesi transparent dhe të mirëfilltë akademik.