Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit
Në Aeroportin e Shkupit, dogana ka zbuluar 68 mijë dollarë australianë të padeklaruar te dy shtetas të Maqedonisë. Ata kishin kaluar në kanalin e gjelbër pa deklaruar paratë. Pas kontrollit, secilit i janë kthyer nga 10 mijë euro në kundërvlerë, ndërsa 35 mijë dollarë janë sekuestruar.
Njoftimi i plotë:
Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të dy shtetasve të Maqedonasë – bashkëshortë, iu gjetën 68 mijë dollarë australianë.
💵 Edhe pse me vete kishin një shumë më të madhe valutash, në vend që të drejtoheshin në kanalin e kuq, ata u drejtuan në kanalin e gjelbër, i dedikuar për udhëtarët që nuk kanë asgjë për të deklaruar. Pasagjerët u përzgjodhën për kontroll të detajuar, gjatë të cilit u gjetën valutat e padeklaruara.
❗ Sipas Ligjit për operacione valutore, secilit prej tyre iu kthyen valuta në kundërvlerë prej nga 10 mijë euro (gjithsej 33 mijë dollarë australianë), ndërsa 35 mijë dollarët australianë të mbetur u konfiskuan.
👉 Administrata Doganore në vazhdimësi ndërmerr aktivitete të fokusuara në parandalimin e transferimit të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme.

