Protesta e studentëve për provimin e jurisprudencës, Mickoski kërkon durim dhe premton zgjidhje
Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar për më 18 maj protestën e dytë lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pas revoltës për mosreagim të institucioneve. Protesta do të fillojë në ora 16:30 tek Ura e Gurit në Shkup.
Ndërkohë kryeministri Hristijan Micksoki thekson që çështja së shpejti do të zgjidhet duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Ajo është çështje në të cilën ne si Qeveri punojmë dhe jam i bindur se shumë shpejtë do të dalim me propozim-zgjidhje dhe jam i bindur se ajo propozim-zgjidhje do të jetë në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. Kështu që i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi të jenë të durueshëm pasi ka gjithashtu forca politike në shtet të cilat nuk duan të jem shtet përparimtar, shtet që ka reforma, por më shumë duan në vend të ketë konflikt, të ketë protesta e kështu me radhë,” deklaroi Hrisitjan Mickoski.

