Bota

Zelensky reagon pas sulmeve të fundit ruse në Ukrainë

Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmeve të fundit ruse në Ukrainë.

Përmes një postimi në “X”, ai tha se dhjetëra njerëz raportohen të plagosur, përfshirë edhe fëmijë, njofton Sky News.

Zelensky dënoi këto sulme, duke i quajtur si më të gjata ndaj një vendi, i cili sipas tij, shënjestroi 20 rajone të vendit.

“Gjatë gjithë ditës së sotme, rusët kanë lëshuar valë dronësh Shahed kundër rajoneve tona dhe në veçanti, kanë synuar qëllimisht rajonet më të afërta me kufijtë e vendeve të NATO-s”.

“Që nga mesnata, të paktën 800 dronë rusë janë nisur tashmë dhe sulmi është duke vazhduar, me dronë të tjerë që hyjnë në hapësirën ajrore të vendit tonë”, tha ai.