RajoniTop Lajme

SHBA miraton leje për eksport pajisjesh ushtarake drejt Kosovës në vlerë mbi 14 milionë dollarë

Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dritën e gjelbër një lejeje të propozuar për eksportimin e pajisjeve dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, me vlerë prej 14 milionë dollarësh ose më shumë.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit drejtuar Kongresit, bëhet fjalë për artikuj të mbrojtjes, të dhëna teknike dhe shërbime të lidhura me sektorin e sigurisë. Njoftimi është dërguar në përputhje me procedurat ligjore të kontrollit të eksportit të armëve dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan.

Në dokument nuk jepen detaje për llojin e pajisjeve që përfshihen në këtë leje eksporti.

Kosova në vitet e fundit ka rritur bashkëpunimin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë blerje dhe furnizime me pajisje ushtarake si dronë, autoblinda dhe automjete të ndryshme ushtarake.