RajoniTop Lajme

Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën zgjedhore (Video)

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore. Në hapjen e fushatës është dëgjuar fillimisht transmetimi i himnit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Tubimi po mbahet në qytetin e Ferizaj në palestrën sportive ‘’Bill Clinton’’. Në këtë tubim para të pranishmëve do të flasë kandidati i VV-së për kryeministër Albin Kurti.

Ai do të prezantojë kandidatët e kësaj partie si dhe dhe do të paraqes programin e VV-së për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Atmosferë e zjarrtë në Ferizaj – Kurti pritet me duartrokitje në hapjen e fushatës

Lëvizja Vetëvendosje hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Mijëra përkrahës e mbushin sallën, duke krijuar një atmosferë të ngjeshur dhe entuziaste.

Kryeministri Albin Kurti pritet mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të shumta, ndërsa pjesëmarrësit e “elektrizojnë” palestrën sportive.

Në fjalimin e tij, Kurti flet për historikun e Ferizajt dhe zhvillimin e qytetit ndër vite.

Ai ndalet edhe te infrastruktura hekurudhore, duke e vlerësuar si një nga elementet që kanë ndihmuar lidhjen dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.