MaqedoniTop Lajme

Doktor Visar Miftari i bashkohet Bilall Kasamit, braktis Taravarin?!

Shpërndaje

Mjeku nga Tetova, Visar Miftari, duket se i është bashkuar Bilall Kasamit në VLEN. Komuna e Tetovës nëpërmjet një publikimi njoftoi për takimin e kryetarit Bilall Kasami me doktor Miftarin, ndërsa në Tetovë tashmë po flitet se Visar Miftari i bashkohet VLEN-it.

Miftari ka qenë njeriu më i rëndësishëm dhe më me peshë i ASH-së së Arben Taravarit në Tetovë.

Njohësit e rrethanave thonë se ai kontrollon shumicën e votave të ASH-së në këtë qytet.

Visar Miftari është neurolog i njohur që shërben pacientët në Spitalin e Tetovës.

Njoftimi nga Komuna e Tetovës:

Sot, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi një takim me doktorin specialist të neurologjisë, Visar Miftari.
Në këtë takim u diskutua për çështje me interes të përbashkët, sidomos në rëndësinë e kontributit të profesionistëve të shëndetësisë në shërbim të qytetarëve.