RajoniTop Lajme

Pas 8 viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar!

Shpërndaje

Ia dhuroi shtëpinë për bamirësi, pas 8 vitesh familja ia kthen përsëri. Një familje që kishte përfituar një banesë nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, ka vendosur ta kthejë atë pas tetë vitesh, në mënyrë që të strehohet një familje tjetër në nevojë.

Familja, e cila prej disa vitesh jeton dhe punon në Gjermani, kontaktoi shoqatën për t’i njoftuar për vendimin e tyre.

“Falë Zotit, jeta jonë ka ndryshuar. Sot kemi vendosur që banesën që na e dhuruat para 8 vitesh ta kthejmë përsëri tek ju, që edhe një familje tjetër ta gëzojë, ashtu siç e gëzuam ne. Ne e dimë çfarë do të thotë të jesh pa strehë, prandaj duam që dikush tjetër ta përjetojë atë lumturi”, ishte mesazhi i familjes.”

Postimi nga Halil Kastrati:

Ka momente që të lënë pa fjalë!😊
Momente që të bëjnë të kuptosh se mirësia nuk humbet kurrë. Ajo udhëton nga një zemër në tjetrën, derisa bëhet dritë për shumë njerëz.
Sot një telefonatë shumë e veçantë:
“Jemi familja që para 8 viteve, falë bamirësve, na dhuruat një banesë.”
Por ajo që dëgjuam më pas na la pa fjalë:
“Falë Zotit, jeta jonë ka ndryshuar. Prej disa vitësh jetojmë dhe punojmë në Gjermani.
Sot kemi vendosur që banesën që na e dhuruat para 8 vitesh ta kthejmë përsëri tek ju, që edhe një familje tjetër ta gëzojë, ashtu siç e gëzuam ne.
Ne e dimë çfarë do të thotë të jesh pa strehë, prandaj duam që dikush tjetër ta jetojë atë lumturi.”
Në ato çaste na u rrënqeth trupi, syt na u mbushun me lot, ishin lot gëzimi.
Lot që të japin forcë për të vazhduar edhe më shumë në rrugën e bamirësisë.
Sot nuk na u kthye vetëm një shtëpi, por sot na u kthye besimi se e mira nuk vdes kurrë.
Na u kthye dëshmia se një vepër e mirë mund të ndryshojë një jetë, e ajo jetë më pas mund të ndryshojë jetën e një familjeje tjetër.
Kjo është bamirësia😊
Kur ai që dje priti ndihmë, sot zgjat dorën për të ndihmuar dikë tjetër.
Lusim Allahun ta shpërblejë këtë familje fisnike me çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!🤲