Mickoski: Kodi Zgjedhor është pjesë e reformave për BE-në, këtë e tha qartë eurokomisarja Marta Kos
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me akuzat e LSDM-së se po gënjehet kur thuhet se Kodi Zgjedhor është kusht evropian edhe pse është e qartë se ai është pjesë e Planit për Rritje, deklaroi:
„Shikoni, unë shpeshherë them dhe nuk e di nëse ndonjëherë duhet ta komentojmë LSDM-në, por kjo pyetje meriton koment, sepse është e rëndësishme për qytetarët dhe për shtetin. Në fakt, të gjithë mund ta dëgjonin komisaren Marta Kos teksa e thoshte këtë. Ja, mua nuk ka pse më dëgjojnë, unë jam i parëndësishëm në këtë rast, ja le ta dëgjojnë komisaren Kos, ajo tha se kjo është pjesë e reformave që janë të rëndësishme për euro-integrimin. E dini, disa politikanë në opozitë janë të çuditshëm. Kur bëhet fjalë për interesin e tyre, përkatësisht, për të qenë më i saktë, për xhepin e tyre, atëherë goja e tyre është plot Evropë, Evropë dhe vetëm Evropë. Kur duhet të flasim për përgjegjësi dhe ndërmarrjen e hapave dhe kur janë në opozitë, atëherë bëjnë çmos vetëm që ne të mos arrijmë atje ku duhet të arrijmë. Por, si me ta, ashtu edhe pa ta, ne vazhdojmë t’i realizojmë qëllimet strategjike, që është anëtarësimi me të drejta të plota të vendit në kuadër të Bashkimit Evropian.“

