MaqedoniTop Lajme

BDI: Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në Tabanoc është shkelje e ligjit dhe provokim ndaj shqiptarëve

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj heqjes së gjuhës shqipe nga tabelat shtetërore në pikën kufitare të Tabanocit, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe të detyrimeve kushtetuese për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Partia akuzon koalicionin VLEN për dështim në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe kërkon rikthimin e menjëhershëm të mbishkrimeve në gjuhën shqipe, si dhe kërkimfalje publike nga institucionet përgjegjëse.

Reagimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat shtetërore në pikën kufitare të Tabanocit, në territorin e komunës së Kumanovës, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe të detyrimeve kushtetuese për përdorimin e gjuhëve.
Ky është provokim i rëndë dhe dëshmi e qartë e pafuqisë ekstreme të Vlen-it për t’i mbrojtur edhe të drejtat më elementare të shqiptarëve.
Kërkojmë që gjuha shqipe të rikthehet menjëherë në tabelat shtetërore dhe institucionet përgjegjëse të kërkojnë falje publike për këtë shkelje.
Vredi mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë. Në vend se ta ndalë degradimin e gjuhës shqipe, gjen arsyetime
të kota dhe me video mashtrime tenton të gënjejë qytetarët.
Shqipja është gjuhë zyrtare dhe përdorimi i saj është detyrim ligjor.
Turp për këtë nënshtrim.