“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinën humanitare edhe në Shkup!
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë hapur kuzhinën humanitare në Shkup, një vend ku familjet në nevojë do të mund të marrin ushqim falas, me dinjitet dhe dashuri.
Kjo kuzhinë siç thonë nga shoqata, është një tjetër hap drejt misionit të tyre për të qenë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kontribuan, ndihmuan dhe e bënë të mundur hapjen e kësaj kuzhine. Zoti ua shpërbleftë çdo kontribut dhe çdo dorë të shtrirë për të mirën! Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!🤲

