LIVE: Nis festa e madhe në Çellopek, me curle e tupana, për fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë! (VIDEO)
Atmosferë festive është krijuar në fshatin Çellopek, ku mbështetësit e AKI-së kanë nisur festën me curle e tupana pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës.
Me muzikë tradicionale, valle dhe brohoritje, simpatizantët po festojnë rezultatin zgjedhor, ndërsa shtabi i AKI-së është shndërruar në qendër të festimeve.
Festimet kanë nisur menjëherë pas shpalljes së fitores, ndërsa festa po vazhdon në Çellopek.

