Sport

Serbët tentojnë të vrasin tifozin kosovar (Video)

Shpërndaje

Ndërsa mediat në gjithë botën nëse Shaqiri apo Xhaka duhej të festonin me shqiponjë apo jo, pakkush merret me skandalet e serbëve dhe tifozëve të përfaqësues të tyre të cilët kanë treguar edhe një herë kafshërinë e tyre.

Këtë radhë e kanë bërë në Zvicër, në Zyrih, pas ndeshjes mes Serbisë dhe ekipit vendas, kur kanë goditur në kokë një tifoz kosovar i cili nuk po i lejonte që të digjnin flamurin e tyre.

Tifozët serbë të inatosur pas ndeshjes, u kishin marrë disa tifozëve kosovare një flamur dhe po mundoheshin ta digjnin atë. Një kosovar 36-vjeçar, ka vrapuar me shpejtësi duke ia hequr nga duart, siç tregojnë këto pamje të regjistruara në ato momente.

Por turma e tifozëve serbë e ka ndjekur dhe pasi e kanë arritur, e kanë qëlluar disa herë me grushte dhe shkelma duke e lënë të shtrirë në tokë.

E famshmja “Ubi, ubi”, dëgjohet edhe në këtë video, por fatmirësisht për 36-vjeçarin, prania e shumë kalimtarëve evitoi tragjedinë, ndërsa tifozët serbë u larguan me shpejtësi. I plagosuri është dërguar në spital me dëmtime në kokë, ndërsa ka bërë kallëzim penal, me policinë që ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.