Sport

Dacic e Vucic japin donacion për Xhakën e Shaqirin

Shpërndaje

Kampanja e hapur në GoFundMe për të mbledhur paratë për ta paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit e Lichtsteiner tashmë është përhapur gjithandej në botë.
Por, ajo që bën përshtypje është kreativiteti që kanë treguar shqiptarët në këtë kampanjë.

GoFundMe jep mundësi që në çdo donacion të shkruash çfarëdo emri që dëshiron për paratë që dhuron.

E si duket, dy persona kanë vendosur që donacionin ta bëjnë në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.