Në Kamenicë groposen varrezat për të kërkuar thesare (VIDEO)
Me synim për të gjetur thesare, persona të panjohur, groposën këto dy varreza të vjetra rreth 200 vjeçare. Thuhej se brenda tyre kishte stoli ari e argjendi, prandaj dikush i hapi këto varreza që gjenden në fshatin Zhuj të Kamenicës.
E vetmja gjë që dëshmon së këto varre janë të lashta është një gur i gdhendur me një shkrim të paqartë.
Në anën tjetër në këtë vend ka edhe varreza tjera të vjetra, e në një pjesë gjenden edhe ca varre të reja.