Mijallkov dhe Todorov mbesin pa truproje
MPB-ja e ka hequr edhe sigurimin e fundit personal të funksionarëve nga qeveria e mëparshme. Nga MPB-ja konfirmuan se pas vlerësimeve të bëra të sigurisë nuk ekziston rrezik i sigurisë mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe për shkak të kësaj është pezulluar dhe tani më nuk ka truproje ose sigurim personal nga MPB-ja.
“Nga ish-funksionarët, ende shfrytëzon sigurim vetëm ish-kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski. Atij i pason sigurim aq vite sa ka qenë në pushtet”, theksojnë nga MPB-ja.
MPB-ja tani shumë shpejt ia hoqi sigurimin edhe ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Vendimi është marrë para festës, për shkak të vlerësimit se më nuk ekzistojnë rreziqe të sigurisë.
Pas dhënies së dorëheqjes në maj të vitit 2016, për sigurimin e Mijallkovit kujdeseshin gjashtë truproja, ndërsa kishte në dispozicion edhe dy automobila.