Nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj, bëhet spikerja e parë me mbulesë në SHBA
Gazetarja në kanalin televiziv lokal WHBF në SHBA, Tahera Rahman, pavarësisht vështirësive ka fituar betejën duke u bërë spikerja e parë lajmeve e mbuluar me shami në SHBA.
Tahera, e cila punon në kanalin WHBF që kryen transmetime në rajonet Illinois dhe Iowa të SHBA-ve, duke folur për Anadolu Agency (AA), tha se historia e saj ka nisur në të vërtetë pas sulmeve të 11 shtatorit.
“Edhe unë ashtu sikurse i gjithë komuniteti mysliman më 11 shtator jam shokuar për shkak të tragjedisë së përjetuar. Myslimanët përnjëherësh filluan të shikoheshin si armiq. Kam lindur dhe jam rritur në SHBA, por edhe komshinjtë madje na vërenin me dyshime. Në atë momente vendosa që të bëja diçka për të ndryshuar perceptimin e formuar ndaj myslimanëve”, u shpreh Tahera.
Tahera ka shpjeguar se ka zgjedhur profesionin e gazetares për shkak se është një profesion që ka fuqinë që t’i shpjegojë të gjithë botës historitë e njerëzve, dhe se për të arritur profesionin ëndërr të saj ajo ka përfunduar studimet për gazetari në Universitetin Chicago Loyola, me mbështetjen e nënës së saj me origjinë indiane dhe të babait me origjinë pakistaneze.
Ajo tregon se iu ka dhënë përgjigjen “jo” atyre të cilëve gjatë periudhës së arsimimit dhe trajnimit e pyesnin “nëse do ta heqë apo jo mbulesën për të arritur punën që ëndërronte”.
Tahera është shprehur më tej se “Shumë njerëz më shprehnin se duhej të përgatitesha që të dëgjoja shumë herë përgjigjen e ‘refuzimit’. Dhe kjo që ata më kanë shprehur më ka ndodhur, sepse kam marrë përgjigje refuzimi për dhjetëra aplikime që kam kryer”.
“Pas dy aplikimeve të para pronarëve iu kam shkruar e-maile, ku i kam pyetur se çfarë duhet të bëj, dhe se si mund të bëhem një kandidate më e mirë për punën që dëshiroja. Në këtë mënyrë kam filluar të punoj më fort dhe në aplikimin e tretë e fitova punën”, ka theksuar Tahera.
Ajo shton se pasi e kishte kuptuar që për shkak të shamisë nuk do të mund të gjente një punë si gazetare në media fillimisht filloi punë në WHBF pas kamerave si “prodhuese e lajmeve” duke punuar në këtë pozicion për dy vite dhe duke mos hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë spikere.
Tahera po ashtu ka shpjeguar se për herë të parë në ekran ka dalë më 8 shkurt dhe se ka marrë reagime pozitive nga çdo shtresë nga e gjithë bota duke përfshirë edhe nga Turqia.