Rajoni

Tërmeti në Shqipëri, 35 familje mbesin pa shtëpi

Shpërndaje

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter i cili ra një ditë më parë, ka shkaktuar dëme të shumta në banesa në Qarkun e Dibrës.

Emergjencat Civile raportojnë për 235 banesa të dëmtuara në të gjithë qarkun, ndërsa Bashkia e Matit është më e prekur nga pasojat e lëkundjeve sizmike.

Në këtë zonë rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve.

Nga këto 35 familje kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak se banesat kanë pësuar dëmtime të shumta.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë Njësisë Administrative Macukull ku janë disa shtëpi të cilat janë dëmtuar.

Gjithashtu, ekspertët e Emergjencave Civile ndodhen prej ditës së djeshme në terren në ndihmë të përfaqësuesve të pushtetit lokal./syri.net