Sot shënohet 17 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit
Sot bëhen 17 vjet nga dita kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së shtetit maqedonas.
Kjo ujdi është e ndërtuar mbi pesë parimet themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumetnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.
Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën .
Parimet themelore te Marrëveshjes së Ohrit
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.
3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtim i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor
Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit
1. Ndërprerja e armiqësive
2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
3. Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
4. Përfaqësim në gjyqësor në proporcion me popullsinë
5. Gjuhë zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%
6. Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve të bashkësisë në zonat ku ata përbëjnë shumicën).