Rajoni

Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën: Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime

Shpërndaje

Presidenti Hashim Thaçi, ka ftuar të gjithë që të përkrahin idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”.