Si në filma aksion, policët e veshur si turistë kapin hajnin (Video)
Ky është momenti kur policët e veshur si turistë arrijnë ta kapin hajnin në Majorca të Spanjës, ku cak ishin turistët dhe atë për muaj të tërë.
Tre policë të veshur me rroba civile i vihen pas hajnit në plazhin Playa de Palma në Majorca, ku mijëra turistë po frekuentonin rrugët dhe nga çasti në çast pritej të ishin viktima të këtij hajni, transmeton Telegrafi.
Edhe pse mundohet t’iu ik policët civilë arrijnë ta kapin, kurse në ndihmë u dalin kolegët me uniforma që e prangosin, dhe brenda çantës i gjejnë gjësende të ndryshme që i kishte vjedhur nga turistët, duke fillaur telefonat mobile e deri të pajiset e ndryshme teknologjike.
Sipas zëdhënësit të policisë së Majorcas, hajni është një 27-vjeçar me shtetësi rumune që besohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që për cak kanë pushuesit në plazhet e bukura të Spanjës.
Sipas policisë që kishin përcjell me vëmendje taktikat që i kishte përdorur ky hajn gjatë vjedhjeve, ai fillimisht i priste viktimat t’i lënë çantat në karrige dhe sapo të habiteshin ua vidhte.
Hajni me shtetësi rumune së bashku me një spanjoll ishte i njohur për autoritetet e rendit, për faktin se më shumë se 40 herë për vepra të ngjashme që i kishin kryer. /Telegrafi/