Maqedoni

Zv/Kryeministri bullgar: Kombi maqedonas është shpikur në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar

Shpërndaje

Zv/Kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov i ka dalë në mbrojtje eurodeputetit Angel Xhmbaski, duke shtuar se kombi maqedonas është formuar në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, transmeton Zhurnal.

Xhambaski u përplas politikisht me Partinë socialiste bullgare pasi që deklaroi se të gjithë socijalistët bullgar duhet pushkatuar. Kryetarja e Partisë socialiste bullgare Krnelija Nininova, dërgoi një letër proteste deri te Presidenti i Parlamentit Europian duke e thirrur që të distancohet nga deklaratat e eurodeputetit bullgar.

Nga ana tjetër Karakaçanov e porositi se ajo dhe partia e saj duhet të u kërkojnë falje popullit bullgar për tradhëtinë që ia kanë bërë.

“Deri sa Nininova dhe bashkëpartiakët e saj nuk u kërkojnë falje qytetarëve bullgar për tradhëtinë që ia kanë bërë (krijimin e kombit maqedonas), çfarëdo broçkulla të flet për temën Maqedoni, për mua nuk ka asnjë kuptim”, tha Karakaçanov.

“Ato fakte historike Xhambaski i quajti tradhëti kombëtare dhe tha se ato që e kanë kryer këtë duhet të pushkatohen. Ai foli për persona që tani nuk janë në mesin e të gjallëve. Xhambaski totalisht ka të drejtë sepse kombi maqedonas është shpiur në kohën e Kominternës në vitin 1932”, u shpreh Karakaçanov.