Grubi i përgjigjet Zekirit: Ai që gënjen mendon se të gjithë gënjejnë

Shpërndaje

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi iu është përgjigjur menjëherë shpifjeve të deputetit të LSDM-së, Muhamed Zeqiri i cili në një emision theksoi se BDI-ja e ka lutur LSDM për ta përkrahur Stevo Pendarovskin për president, pasi sipas Mukit BDI është frikuar të dalë me kandidat të vet në zgjedhjet presidenciale, sepse do i humbte.

“Katër gjëra kush i ka është munafik i vërtetë. Kush ka një prej tyre, ai ka një cilësi të munafikut derisa ta lërë atë: kur i besohet (i lihet amanet) ndonjë gjë dhe ai tradhton; kur flet, gënjen; kur premton dhe e thyen premtimin, kur është në armiqësi dhe tregohet i padrejtë.” (Muttefekun alejhi)

Ai që e ka zakon të lus, kujton që të gjithë lusin.
Ai që genjën, shpreson që të gjithë gënjejnë.
Ai që humb, ka të drejtë të hidhërohet.
100.000 vota përcaktuese për cenzus, për fitore, për 🇪🇺, 🇺🇸, NATO dhe për barazi gjuhësore 🇦🇱 në 🇲🇰“, shkruan Grubi.