Ngjarje e rëndë, 11 vjeçarja mbytet në liqen
Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh.
Raportohet se një vajzë e mitur është mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku fëmija me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.