Bota

Nëna e djalit të humbur në rrënojat e urës në Itali, ka tre ditë që fle aty

Shpërndaje

Ditën e sotme u përcollën për në banesën e fundit viktimat që u shkaktuan nga shembja e urës “Morandi”, në Xhenova të Italisë.

Një histori emocionuese përcillet nga Tgcom, ku një nënë që ka humbur djalin e saj, ka tre ditë që fle nën rrënojat e urës.

Paola nuk dëshiron të largohet. Nga e marta në mëngjes ajo qëndron ditë dhe natë në këmbët e urës “Morandi”.

Nën rrënoja ka djalin, Mirko Vicini, 30 vjeç. Trupi i pajetë nuk është gjetur ende.

“Nuk lëviz nga këtu derisa ta gjejnë”, tha ajo pas tre ditësh kërkime nga ekipet e shpëtimit.

Gruaja qëndron në një qoshe duke qarë dhe duke parë punën e pandërprerë të Brigadës së Zjarrit. /k.k/noa.al/