MaqedoniTop Lajme

“Monstra”, verifikim publik i makinës së “krimit” (VIDEO)

Shpërndaje

Gjatë javës së ardhshme , do të kryhet ekspertiza e automjetit Opel Omega, me të cilin , sipas aktakuzës, të dyshuarit në rastin Monstra kanë ikur nga vendi i vrasjes pesëfishtë. Siç njoftoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, në ekspertizë do të marrin pjesë edhe mediat, por do të mund ta incizojnë vetëm automjetin dhe jo të gjithë procedurën e inspektimit. Automjeti tani gjendet tek Agjencia për Menaxhim me Prona të Konfiskuar në Idrizovë. Xholev gjithashtu e shpjegoi edhe kërkesën e refuzuar të ish- ministres së brendshme Gordana Jankulovska për përjashtimin e gjykatëses Dobrila Kacarska nga rasti “Tanku” i Prokurorisë Speciale Publike. Pas seancës, të martën, avokati Boro Tasevski tha se kanë marrë mendim nga Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi me çka konfirmohet se ka pasur diskriminim kundër Jankullovskës. Tasevski deklaroi se sjellja e Kacarskës ndaj Jankullovskës ka qenë poshtëruese, sepse gjatë shtatzënisë së rrezikshme janë caktuar shumë seanca dëgjimore, të cilat kanë vazhduar edhe pas lindjes. Por, kryetari i Penales, Xholev vlerëson se procedura e tillë e Komisionit, kryetar i të cilit është Aleksandar Dashteski, përndryshe mbështetës i shumëvjeçar i politikave të VMRO-DPMNE-së në të gjithë mediat, është precedent.

Ky është precedent dhe absurde sepse nuk është e mundur të ndërhyhet në punën e gjyqësorit. Gjykata përcakton diskriminim, dhe nuk mund ta gjenerojë atë “- u shpreh Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.

Kjo është arsyeja pse penalja ka ndërmarrë iniciativë deri në Kuvend për shkarkimin e Dashtevskit nga posti i kryetarit të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Tani mbetet të shihet si do të veprojë Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime./alsat-m