Maqedoni

Ziadin Sela fiton bindshëm 3 me 1 në çdo vendbanim shqiptar në Strugë

Shpërndaje

Ziadin Sela fiton bindshëm koalicionin qeveritar në çdo shtëpi shqiptari në Strugë.

Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale kaloi qetë dhe pa probleme. Dalja e ulët e qytetarëve në zgjedhje solli edhe rezultate surprizuese në fund të ditës. Kandidati shqiptar, Blerim Reka i cili u përkrah fuqishëm nga partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa doli të jetë surpriza dhe faktori kryesor në këto zgjedhje. Edhe pse i sulmuar nga të gjitha anët, mediatikisht dhe politikisht, kandidati shqiptar arriti që të fitojë në raport 3 me 1 në çdo vendbanim shqiptar koalicionin prej 30 partive qeveritare.
Në Komunën e Strugës ku konsiderohet si bazë e Aleancës për Shqiptarët dhe Ziadin Selës, Blerim Reka ka “shkatërruar” kundërshtarët politik në vendvotimet shqiptare. Ndërsa koalicioni BDI-LSDM dhe partitë tjera të koalicionit kanë fituar vetëm në vebdbanimet maqedonase.
Ja një pasqyrë e rezultateve zgjedhore në Strugë:

Livadhi
Blerim Reka – 360 vota
Stevo Pendarovski – 80 vota
Gordana Siljanovska – 0

Misllodezhdë
Blerim Reka – 101
Stevo Pendarovski – 40
Gordana Siljanovska- 0

Koroshisht
Blerim Reka:322
Stevo Pendarovski:110
Gordana Siljanovska: 0

Veleshtë
Blerim Reka – 800
Stevo Pendarovski – 229
Gordana Siljanovska – 0

Dollogozhdë
Blerim Reka – 365
Stevo Pendarovski – 206
Gordana Siljanovska – 0

Pohum
Blerim Reka – 29
Stevo Pendarovski – 13
Gordana Siljanovska – 0

Frëngovë
Blerim Reka – 304
Stevo Pendarovski – 143
Gordana Siljanovska – 0

Zagraçan
Blerim Reka – 223
Stevo Pendarovski – 68
Gordana Siljanovska – 0

Tatesh i Epërm
Blerim Reka – 133
Stevo Pendarovski – 48
Gordana Siljanovska – 0

Tatesh i Poshtëm
Blerim Reka – 87
Stevo Pendarovksi – 32
Gordana Siljanovska – 0

Shum
Blerim Reka – 164
Stevo Pendarovski -38
Gordana Siljanovska – 0

Kalisht
Blerim Reka – 202
Stevo Pendarovski – 82
Gordana Siljanovska – 28

Ladorisht
Blerim Reka – 627
Stevo Pendarovski – 195
Gordana Siljanovska – 0

Dobovjan
Blerim Reka – 91
Stevo Pendarovski – 52
Gordana Siljanovska – 0

Gjithashtu Blerim Reka ka fituar në raport 3 me 1 edhe tek votuesit shqiptar të qytetit duke grumbulluar mbi 1300 vota.
Gjithsej sipas analizave zyrtare, tek votuesit shqiptar, Blerim Reka ka fituar bindshëm duke grumbulluar mbi 6 mijë vota, ndërsa kandidati i partive qeveritare si BDI, PDSH, Alternativa, LSDM nuk ka arritu të marrë as 2 mijë vota shqiptare në Strugë, por ka fituar në vendvotimet e pastra maqedonase.