Flet polici hero: Si ia shpë.tuam jetën Zaevit, Selës dhe deputetëve të tjerë në Maqedoni
Llokman Selimi është efektivi i Forcave Speciale të Maqedonisë nga Haraçina. Ai ishte komandanti i një skuadre të Focave Speciale të cilat i shpëtuan jetën mbrëmë deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë përballë dhunës së huliganëve pa bërë asnjë dallim nëse ishin deputetë maqedonas apo shqiptarë.
Ai dhe trë pjestar shqiptar të asaj skuadre i plagosën duke marrë pla.gë në pjesë të ndryshme të trupit.
Albeu arriti të kontaktojë me Llokman Selimin duke zhvilluar edhe një intervistë ekskluzive në të cilën ai rrëfen se si arritën të nxjerrin në një vend të sigurtë të gjithë deputetët.
Por më parë ata duhej të përballeshin me furinë e paramilitarëve të maskuar që kishin hyrë në Kuvend.
Intervista
Llokman na vjen mirë që paskeni shpëtuar me aq! A mund të na shpjegoni se çfarë ndodhi mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë?
Selimi: Unë jam komandanti i një “team-i” në Forcat Speciale. Ndërhym për të mbrojtur deputetët pa bërë asnjë dallim të kujt krahu ishin. Ndërhym që t’i nxirrnim në një vend të sigurtë dhe ia arritëm.
Sa shqiptarë ka në skuadrën tuaj?
Ka disa shqiptarë por tre jemi plagosur. Ne kemi qenë më aktivët për të shpëtuar deputetët duke u përballur gjoks më gjoks me huliganët.
Si është gjendja juaj dhe e kolegëve të tjerë të plagosur?
Selimi: Për momentin jemi mirë. Është stabilizuar.
Si paraqitet situata aty? A ndjeheni të rrezikuar?
Selimi: Ne jemi të përgatitur për çdo situatë sepse jemi profesionistë. Por nuk besoj të agravohet më tepër.
Ju ndërhyte vetë pasi pate që i rrezikohej jeta deputetëve shqiptarë apo kishit urdhër?
Selimi: Për këtë s’mund të flas sepse është pjesë e sekretit të punës sonë. Për këtë janë në dijeni personat me grada më të larta se ne.
Ju jeni hero sot mes shqiptarëve a keni një mesazh për ta?
Selimi: Shqiptarët duhet ta dinë se në Maqedoni ka njerëz që mbrojnë gjakun e tyre. Mesazhi im është që të jemi të bashkuar e të mos përçahemi.
Llokman të falenderoj! Zoti ju ruajt!
Gjithashtu!