Liderët shqiptarë me një aeroplan drejt Berlinit: Një komb, një qëndrim!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, me aeroplanin e këtij të fundit janë nisur drejt Berlinit, ku nesër kancelarja Merkel dhe presidenti Macron do të takohen me tërë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Indeksonline ka siguruar një fotografi nga aeroporti “Adem Jashari”, në prag të nisjes së liderëve shqiptarë drejt Berlinit.
Si duket ky udhëtim i përbashkët me një aeroplan është edhe mesazh i unifikimit kombëtar për samitin e nesërm në Berlin.