Gati sistemi për kthim të TVSH-së, nuk ka kartela ose mbledhje të llogarive fiskale
Sistemi elektronik për kthim të TVSH-së për qytetarët është gati dhe në maj ose qershor do të testohet, ndërsa për ta realizuar këtë të drejtë qytetarëve nuk do t’u nevojitet kurrfarë kartele elektronike ose ruajtje e llogarive fiskale, por vetëm me fotografim të llogarisë fiskale dhe zbritje të aplikacionit të veçantë.
Këtë e kumtoi sonte kryeministri Zoran Zaev në tribunën në Kumanovë në suaza të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale, së bashku me kandidatin e përbashkët Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
“Kthimi i TVSH-së ka dy qëllime të rëndësishme. E para është ta mënjanojmë evazionin tatimor e cila zyrtarisht është 30 për qind e TVSH-së. Qytetarët e paguajnë gjithkund por dikush atë nuk e paguan në arkën shtetërore. Kudo që të shkoni ka TVSH. Qëllimi është qytetarët të bëhen ispektorë. Ajo do të thotë çdo qytetar të kërkojë llogari fiskale, për shkak të asaj që 15 përqindëshi i TVSH-së i vendosur në llogarinë fiskale t’u kthehet prapa. Nëse llogaria është 1000 denarë, 180 denarë është TVSH dhe prej atyre 180 denarë 15 për qind u kthehet qytetarëve. Nga të gjtiha llogaritë mes 20 dhe 30 mijë denarë do të kthejë familja. Interesi do të jetë i madh, sepse i kthejnë paratë. Ata nuk do të marrin nga dikush që nuk do t’u japë llogari fiskale, ato do ta përfundojnë rolin e shtetit, ndërsa shteti do t’ua kthejë paratë”, tha kryeministri.
Në maj dhe qershor do të fillojë edhe sqarimi, ndërsa kthimi i TVSH-së fillon nga 1 korriku.
Sqaroi se do të jetë thjeshtë. “E fotografoni llogarinë dhe pastaj e zbritni palikacionin që do të daunladohet. Do të duhet të bëhet në afat prej pesë ditësh”, tha kryeministri.