Rajoni

Ambasadori gjerman mesazh Haradinajt: Nuk dihet kur do të ndodh liberalizimi, mos jepni data

Shpërndaje

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka porositur kryeministrin Ramush Haradinaj dhe liderët e tjerë të mos nguten në lidhje me deklaratat për liberalizimin e vizave, pasi  nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.Heldt ka thënë sot në Drenas se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.“Ajo çka duamë të bëjmë për Kosovën është që duam ta anëtarësojmë në BE, ne nuk e dimë kur do të ndodhë liberalizimi, por do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. E di që ka shumë nxënëse që shkojnë në Gjermani, që shkojnë të njihen me bashkëmoshatar, por edhe nga Gjermania që vijnë këtu”, tha Heldt.Heldt po ashtu ka thënë se e gjithë Gjermania po bënë shumë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.