Thuhet se humbi shikimin nga një shpërthim, vogëlushja palestineze vazhdon të lexojë Kuran (Video)
Në një video të publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregohet një vajzë e vogël e cila, edhe pse e verbër, arrin të lexojë Kuran.
Sipas përshkrimit të videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vajzë palestineze, e cila ka humbur shikimin e saj nga një shpërthim izraelit.
Çdo libër që përdorin këta fëmijë në një shkollë për të verbrit në Ramallah janë të shtypura në shtëpi në printerë Braille të veçantë për shkak të vështirësive për të gjetur libra islamikë dhe arabë në braille në mbarë botën.
Siç thuhet më tej, kjo pasi që sistemi arsimor palestinez nuk ka burime të mjaftueshme për të financuar këtë shkollë.