Rajoni

Thaçi: Unë punoj që Serbia t’i ndryshojë kufijtë, e jo Kosova

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogun me Serbinë e sheh si zgjidhje të problemeve në trojet tona.

“Vazhdoj të besoj se marrëveshja Kosovë- Serbi është zgjidhja e problemeve në Ballkanin perëndimor”, ka deklaruar ai në emisionin Opinion të Tv Klan, transmeton Klan Kosova.

Thaçi foli po ashtu edhe rreth idesë së tij për inkuadrimin e tri komunave serbe në Kosovë, duke theksuar se gëzon mbështetje për këtë.

“Jam shumë i vendosur dhe i entuziazmuar me mbështetjen e qytetarëve të Kosovës ndaj idesë time. Mbi 99 përqind e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e mbështesin po ashtu. Ata që shpifin sot janë të njëjtit që kanë shpifur edhe në kohën e UÇK-së”.

“Unë punoj që Serbia t’i ndryshojë kufijtë, e jo Kosova, dhe ky është dallimi”.

“Të kenë ndërgjegje ata njerëz që për poena politikë kanë krijuar një opinion të çoroditur rreth kësaj ideje, por nuk ia kanë arritur. Asnjë faktor ndërkombëtar nuk ka dalë kundër, por edhe nëse do të kishte unë do të vazhdoj me idenë time”, deklaroi Thaçi.

Ai u shpreh edhe rreth asaj që është deklaruar në media se Vuçiq e kishte përvetësuar këtë ide si të tij.

“Intervista e Vuçiq është nxjerrë nga konteksti. Unë largohem nga politika nëse ai konkludim del të jetë i vërtetë. Pra është i gabuar”.

“E ritheksoj se mbi 80 % e qytetarëve të Kosovës e mbështesin idenë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës si dhe mbi 99 përqind më mbështesin atje”.

Presidenti i vendit po ashtu u deklarua edhe rreth taksës ekonomike prej 100 përqind të vendosur ndaj shtetit fqinj duke thwnw se “Serbia padrejtësisht ka kushtëzuar dialogun për taksën, por ajo nuk do të hiqet. Taksa është vendim i drejtë dhe legjitim”.