Bota

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, 400 milionë evropianë në votime më 23-26 maj

Shpërndaje

Rreth 400 milionë evropianë nga 28 vende të Bashkimit Europian do të shkojnë në votime më 23-26 maj për të zgjedhur ligjvënësit që do t’i përfaqësojnë në Parlamentin Europian për pesë vitet e ardhshme.

Maratonia e votimit në Europë fillon më 23 maj në Holandë dhe në Britani, nëse kjo e fundit do jetë akoma në BE deri atëherë.

Votuesit në Irlandë do votojnë më 24 maj. Ata në Republikën Çeke, Letoni, Maltë dhe Sllovaki votojnë më 25 maj dhe 21 vendet e tjera të BE votojnë më 26 maj.

Votuesit në çdo vend të BE zgjedhin disa prej 751 ligjvënësve në Parlamentin Europian me seli në Brukesel dhe Strasbourg, Francë.

Ky numër do reduktohet në 705 vende, nëse Britania miraton marrëveshjen e Brexit para fillimit të zgjedhjeve.

Vendet në Parlamentin Evropian ndahen bazuar në proporcionalisht me popullsinë e një kombi. Qipro, Luksemburgu dhe Malta kanë më pak vend, me 6 secila. Ndërsa Gjermania zë 96 vende.

Rezultatet e çdo kombi do të dalin më 26 maj, pasi qendra e votimit e fundit në kontinent të jetë e mbyllur.