MaqedoniRajoniTop Lajme

Qeveria Rama heq vizat e punës për shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi dhe Maqedoni tashmë do të kenë të njëjtën qasje në vendet e punës në Shqipëri si vendasit.

Ata nuk kanë më nevojë të aplikojnë për leje për të punaur në Shqipëri- pjesë e një nisme qeveritare për të rritur lidhjet midis shqiptarëve në rajon.

Vendimi i marrë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama, i cili u bë public të hënën.

“Shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të gëzojnë të drejtën e punësimit, ashtu si qytetarët shqiptarë, përveç rasteve kur punësimi lidhet posaçërisht me shtetësinë shqiptare, në përputhje me legjislacionin në fuqi,” tha Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një deklaratë.