Maqedoni

Pendarovski nënshkruan dekretet e 21 ligjeve që u refuzuan nga Ivanovi

Shpërndaje

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka nënshkruar dekretin për shpallje të 21 ligjeve, të cilët nuk u nënshkruan nga presidenti Gjorge Ivanov.

Në mesin e dekreteve të nënshkruar është edhe për Ligjin për agjenci teknike-operative, Ligjit për regjistrin qendror të popullsisë, Ligjit për ndihmë financiare të investimeve, Ligjit për sport dhe Ligjit për praktikantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski thekson se këto ligje dhe zbatimi i tyre në të ardhmen janë me interes të veçantë për qytetarët e vendit.Pendarovski ka nënshkruar dekretet e Ligjit për agjencinë teknike-operative, Ligjit për sistem një-sportel dhe për udhëheqje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik, Ligjit për komunikime elektronike, Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave dhe hapësirave afariste, Ligjit për TVSH, Ligjit për siguri në komunikacion, Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, Ligjit për regjistrin qendror të popullsisë, Ligjit për kodin zgjedhor, Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, Ligjit për sport, Ligjit për praktikantë, Ligjit për shërbime, Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Malit të Zi për avancimin e marrëdhënieve pronësore-juridike, Ligjit për vuajtjen e dënimeve, Ligjit për duhan, Ligjit për regjistrimin e pagesave kesh, Ligjit për çmime shtetërore, Ligjit për Qeverinë e Maqedonisë, Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike dhe Ligjit për borxhin publik.